Site icon Telegrafi

Nëna e tre fëmijëve pretendon se është “gruaja më e vetmuar në Britani”, për dekada nuk ka zënë miq – viziton marketet për të folur me njerëz të panjohur (Foto)

Një nënë e tre fëmijëve ka filluar të dyshojë në veten se është gruaja më e vetmuar në Britani, për faktin se për dekada nuk ka arritur të zë miq dhe për këtë arsye i frekuenton shpesh supermarketet vetëm që të bisedojë me njerëz të panjohur.

Emily Fox, 32-vjeç, ka shpërndarë përvojën e saj të vetmisë për të ilustruar ndjenjën që nuk prek vetëm të moshuarit, transmeton Telegrafi.

Kjo nënë beqare nga Wolverhampton në West Midlands, pretendon se i kalon javë të tëra pa e folur as edhe një fjalë të vetme. Por, kur e bën, atë e bën me njerëz të panjohur nëpër supermarkete me qëllim që ta luftojë vetminë.

Por pasi që e ndau me masën përvojën e të qenit e vetmuar gjatë javës së kaluar, Emily thotë se është “vërshuar” nga një fluks i mesazheve nga njerëz të ndryshëm që ishin të gatshëm të jenë miqtë e saj.

“Nuk kam zënë miq të ri për vite të tëra dhe shpesh ndihem e vetmuar për këtë. Ka raste kur për javë të tëra nuk e flasë as edhe një fjalë të vetme, dhe për këtë arsye i vizitojë supermarkete për të biseduar me njerëz të panjohur dhe punonjësit. Është interesant se si askush nuk beson që vetmia mund t’i prek të rinjtë e moshës 30-vjeçare, pasi janë të bindur se vetëm të moshuarit e kanë këtë problem. Por, më besoni e kanë gabim”, ka deklaruar Emily.

Ajo e di se disa njerëz nuk pajtohen me konstatimin e saj për vetminë, pasi sipas tyre është e pamundur që një nënë e tre fëmijëve të ndihet e “zbrazët” dhe e vetmuar.

“Edhe pse i kam tre fëmijë ndihem e vetmuar, pasi shumicën e kohës ata janë në shkollë apo me babanë e tyre. Fëmija im më i vogël i ka tri vjet dhe shpesh nuk e flasë as edhe një fjalë me të”, ka shtuar Emily. /Telegrafi/

Exit mobile version