Telegrafi

Nëna e tmerruar me fotografinë e fëmijëve, ku shfaqet edhe fytyra e një ‘fantazme’ (Foto)

Gjatë shëtitjes në Nurthumbeland të Anglisë, nëna Laura i fotografoi fëmijët e saj që të hipur në një pemë të lartë.

Por, me të shikuar imazhin me vëmendje, ajo pa edhe një siluetë misterioze pas të birit 16-vjeçar, që dukej sikur edhe i kishte vënë dorën në krah, transmeton Telegrafi

“Mbeta e tmerruar dhe nuk mund të veja gjumë në sy, nga ajo fantazmë e frikshme. Nuk e pamë askënd në atë hapësirë, nuk e di nga u shfaq”, ka shkruar Laura.

Silueta misterioze prapa adoleshentit

Sipas saj, ata mund të jenë shoqëruar gjatë tërë kohës nga një ‘fantazmë’ e cila ka shfrytëzuar rastin edhe të bënte fotografi me të.

Në anën tjetër, shikuesit e fotografisë që po qarkullon në rrjetet sociale, konsiderojnë se është vetëm ndonjë mashtrim optik, që ngjanë shumë me një pjesë të fytyrë së njeriut. /Telegrafi/