Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush tha të enjten se nëna e tij mbeti kurajoze dhe e gjallë, herën e fundit kur e pa atë personalisht, një javë para se të vdiste ish zonja e parë.
Barbara Bush vdiq të mërkurën në moshën 92 vjeçare.
E në një intervistë për mediat amerikane, përcjell Telegrafi, Bush tha se nëna e tij nuk harroi ta ngacmonte madje as edhe kur ishte në ditët të fundit të saj, kur ai dhe bashkëshortja e tij, ish zonja e parë Laura Bush, vizituan atë në dhomën e saj të spitalit Houston në fillim të këtij muaji.
Kur një mjek u ndal, Bush tha se e ëma e tij pyeti: “A doni të dini pse George W. është kështu siç është?” “Para se mjeku të mund të përgjigjej, Bush tha se e ëma u përgjigj: “Sepse pija alkool dhe cigare kur shtatzënë me të”.
“Më këtë e kuptova se ajo ndjehej mirë”, tha Bush.
Ish-presidenti tha se vdekja e nënës së tij do të ishte veçanërisht e vështirë për babain e tij, ish-presidentin George H.W. Bush.
Çifti u martua në vitin 1945 dhe kaloi së bashku më shumë se shtatë dekada.
“Në moshën 93-vjeçare, ai do të humbasë nënën”, tha Bush për babain e tij. “Në fund të fundit, ata ishin të martuar për 73 vjet”.
Presidenti i 43-të i SHBA tha se babai i tij dhe një nga vëllezërit e tij, Neil Bush, ishin në shtratin e Barbara Bush kur ajo vdiq.
Bush tha se e kishte thirrur të ëmën më herët të mërkurën.
Bush shtoi se nëna e tij mbështetej në besimin e saj në ditët e saj të fundit.
Ajo më tha: “Unë nuk kam frikë vdekjen. Unë e di që ka një Perëndi”, tha Bush. /Telegrafi/