int(1) Nëna e tetënjakëve nënshkruan kontratë për emision televiziv - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Nëna e tetënjakëve nënshkruan kontratë për emision televiziv

Nadya ka nënshkruar kontratë për incizimin e emisionit televiziv me shtëpinë holandeze “Eyeworks”, e cila nuk do të incizojë një reality show 24 orë në ditë, por do të jetë Nadya e cila do të incizojë momente të rëndësishme nga jeta e fëmijëve të saj.

Emisioni do të përcjellë rritjen e fëmijëve, derisa ai do të përgatitet sipas një emisioni tjetër i cili shfaqet në një televizion danez, i cili dokumenton jetën e katër fëmijëve që prej lindjes së tyre derisa të arrin moshën e pjekurisë.

“E kanë menduar këtë ide, ia kanë paraqitur Nadyas, i ka pëlqyer asaj sepse edhe vet do të mund të incizojë”, ka thënë zëdhënësi i saj Jeff Czech.

Exit mobile version