Hilary Way nga Portsmouth i Anglisë, nuk mund t’i besonte syve, kur iu pa të bijave shtatë dhe 12-vjeçare, sheqerkat që kishin formën e penisit.
Nëna 38-vjeçare iu ka marrë me shpejtësi, duke u arsyetuar se kanë afatin e skaduar dhe duhet t’i hedhë, transmeton Telegrafi.
“Si ka mundësi, që fëmijëve tu shihen këto sheqerka, që me siguri janë krijuar për tu mahitur të rriturit”, ka shkruar Way e shqetësuar.
Mësohet se vajzat ishin duke shëtitur me gjyshen dhe tezen, kur hynë në një lokal të zakonshëm dhe i blenë ato me paratë e xhepit.
Për fat të mirë, ato nuk ishin fokusuar në format dhe nuk shtruan ndonjë pyetje, që do ta bënte situatën edhe më të papërshtatshme. /Telegrafi/