Site icon Telegrafi

Nëna e Shpat Kasapit, deputete e LSDM-së së Zoran Zaevit

Në zgjedhjet që u zhvilluan dje në Maqedoni ka kandiduar edhe Gjylymsere Kasapi, nëna e Shpat Kasapit.

Kasapi është një ndër emrat shqiptarë që garoi në zgjedhjet e pritshme e 11 dhjetorit nën siglën e një partie maqedonase.

Ajo do të jetë një ndër deputetet e partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë të Zoran Zaevit, transmeton Telegrafi.

Së bashku me Gjylymseren edhe gazetari Muhamed Zekiri do të jetë deputet i LSDM-së.

Gjylysmeja jep mësim në Universitetin e Shkupit dhe gëzon mbështetje në shoqërinë maqedonase, duke qenë gjithë këto vite e përfshirë në iniciativa me karakter politik e social. /Telegrafi/

Exit mobile version