Katie Ingram kishte bërë dy kontrolle mjekësore në Spanjë dhe dy të tjera në Britani të Madhe, prej se ka mbetur shtatzënë dhe rezultatet kanë treguar se mbanë në bark një vajzë të shëndoshë.
Mirëpo, ajo është shokuar pas lindjes, në momentin që mamia ka thënë se është një djalë, transmeton Telegrafi.
Duke ditur se fëmija i përket gjinisë femërore, ishte përzgjedhur emri Poppy, ndërsa kishin blerë rrobe pa fund që kanë ngjyrë rozë dhe të kuqe. Por, pas lindjes Poppy u bë Teddy, derisa rrobat mbetën të palosura në dollap.
“Menduam se ishte chica, andaj u befasuam kur kuptuam se është një chico, por megjithatë e duam pa fund”, ka thënë nëna e Katie, lidhur me rastin.
“Ishin bërë katër fotografime, në dy shtete të ndryshme dhe nuk kishim asnjë dyshim në gjininë e bebes. Sidoqoftë, jam një gjyshe e lumtur dhe nuk më intereson asgjë tjetër”.
Dhomën me motive vajzash, karrocën si dhe mijëra euro rrobe që nuk mund t’ju vishen djemve, ata planifikojnë t’i falin për refugjatët e vegjël. /Telegrafi/