Është raportuar së fundmi në mediat ndërkombëtare, se në momentin që nëna e këngëtares Selen Gomez ka marrë vesh për rikthimin e saj te Justin, ka përfunduar në spital.
Si pasojë, nënë dhe bijë kanë prishur raportet mes tyre, dhe tani më as nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Fakti që nëna e saj, Mandy Teefy nuk po ndjek më të bijën e saj në Instagram, është vërejtur nga fansat.
Arsyeja se pse të dyja kanë shtypur butonin “Unfollow” ndaj njëra-tjetrës në këtë rrjet social, është fakti se që të dyja kanë pasur një debat të ashpër, që nga koha kur Selena u rikthye sërish me Justinin.
Ndërkohë, burimet pranë revistës “People” bëjnë me dije se nëna e këngëtares nuk ka shkuar në spital për shkak të kësaj ngjarje, mirëpo gjithsesi nuk mohohet fakti që e bija i ka dhënë shumë stres. /Telegrafi/