Telegrafi

Nëna e Sekiraçës: Enveri ishte në shtëpi kur u vra Triumf Riza

Enver Sekiraça është përlotur posa ka filluar të dëshmojë në gjykatë nëna e tij, Mihrije Sekiraça.

Ai nuk ka arritur ta përballojë këtë. Duke e parë gjendjen e tij, trupi gjykues ka kërkuar një pauzë prej pesë minutash derisa Sekiraça ta freskonte fytyrën, shkruan sot Koha Ditore.

“Mos u shqetëso, zonja Mihrije, se asgjë nuk po ndodh”, i është drejtuar avokatja e Sekiraçës nënës së tij, duke u munduar ta qetësonte.

Ajo është ftuar nga trupi gjykues për të dëshmuar në gjykimin kundër djalit të saj, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së policit, Triumf Riza, në vitin 2007.

Përveç saj, të enjten në gjykatë ka dëshmuar edhe babai i të akuzuarit, Hamit Sekiraça. Dëshmia e tyre është bërë me kërkesë të trupit gjykues.