Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos e ka publikuar librin e saj me titull “Nëna e kurajos” e cila i dedikohet birit të saj.
Dolores në ballinën e librit ka publikuar foto me Topin e Artë të Ronaldos të cilin ylli portugez e ka fituar plot tre herë.
“Jam shumë krenare për të. Ai ka një karakter të fortë duke më bërë gjithmonë krenare. Prezantimi i tij në Madrid ishte momenti më emocionues në jetën time.
E pyeta para se ta botoja librin dhe mund ta them se ai ishte kundër botimit të librit sepse nuk donte ti bënte publike vuajtjet e nënës. Aktualisht është paksa i lënduar, tani për tani 80% është i gatshëm, por besoj se javën tjetër do të jetë 100% i gatshëm për lojë.
E tëra çfarë mund të them tani është se ai dëshiron ta përfundojë karrierën në Real Madrid” ka thënë nëna e Cristiano Ronaldos.