Cristiano Ronaldo mund të jetë njëri ndër sportistët më të dekoruar në botën e futbollit, por nëna e tij ka thënë se mafia e ka ndaluar atë.
Dolores Aveiro ka thënë se yllit të Juventusit i janë marrë disa tituj padrejtësisht nga mafia që e udhëheq futbollin sipas saj.
“Mafia është në futboll. Kjo është fjalia më e mirë për ta përshkruar këtë. Po, në futboll është mafia”, ka thënë ajo për mediat në Portugali.
“Pot të mos ishte mafia aty, djali im do të fitonte edhe më shumë trofe individual. Nëse i shikoni gjërat në detaje, atëherë do ta kuptoni se aty është mafia”.
“Po të ishte spanjoll apo anglez, kjo gjë nuk do t’i ndodhte Cristianos, por pasi që është nga Madeira e Portugalisë…kjo gjë po i ndodhë”, ka shtuar më tej Dolores.
Ronaldo është njëri ndër favorit për ta fituar Topin e Artë në këtë vit, së bashku me Virgil van Dijkun dhe Lionel Messin, derisa fituesi do të mësohet më 2 dhjetor. /Telegrafi/