Site icon Telegrafi

Nëna e re shpëton nga një tumor i rrallë pesë kilogram, mjekët në Tiranë realizojnë ndërhyrjen me sukses

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë sot më publikun një rast të një ndërhyrje të shkallës së lartë të vështirësisë të realizuar me sukses në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka shkruar se mjekët kanë arritur të heqin një tumor të rrallë me një masë të madhe (pesë kilogram), duke i shpëtuar jetën nënës së re.

Ajo ka falënderuar ekipin me “Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani.” /Telegrafi/

 

Exit mobile version