Telegrafi

Nëna e Rabiot e zhgënjyer me eliminimin – pas ndeshjes sulmoi verbalisht prindërit e Mbappes dhe Pogbas për gabimet e djemve të tyre

Franca i ka dhënë fund aventurës në Kampionatin Evropian këtë të hënë pas humbjes kundër Zvicrës me penallti.

Duket se shqetësimi i ekipit francez nuk është vetëm në fushë por edhe jashtë tij.

Sipas mediumit francez RMC Sport, në fund të ndeshjes ka patur në tribunat një përballje verbale midis nënës së Adrien Rabiot dhe familjeve të Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, menjëherë pasi dështuan në penalltinë vendimtare.

Nëna e Adrien Rabiot pyeti, ndër të tjera, se si Paul Pogba kishte humbur topin në fund të ndeshjes, që çoi në barazimin e Zvicrës.

Ajo gjithashtu kishte kohë për t’ia kujtuar babait të Kylian Mbappes se ai duhet ta bënte djalin e tij më pak arrogant dhe kjo shkaktoi momente tensioni midis prindërve të sulmuesit të PSG dhe nënës së Rabiot.

Për rreth njëzet minuta, Véronique Rabiot u përball me familjet e pranishme në stadiumin e Bukureshtit dhe sulmoi verbalisht edhe disa gazetarë.

Tensioni nisi në fushës

I gjithë diskutimi erdhi si rezultat i humbjes së topit nga Poul Pogba që solli barazimin e rezultatit në minutën e 90. Sapo mesfushori humbi topin, Adrien Rabiot ngriti krahët.

Pastaj ai vazhdoi të ishte i shqetësuar nga goli i Mario Gavranovic, ndërsa  të dy lojtarët hynë në një diskutim të tensionuar.

Përzgjedhësi Didier Deschamps ndërhyri për ta qetësuar Paul Pogban, duke i dhënë fund bisedës mes dy lojtarëve.

“Duhet të qetësohesh pak. Ne duhet të qëndronim të qetë sepse kishte kohë shtesë për të luajtur”, u kishte thënë ai. /Telegrafi/