Site icon Telegrafi

Nëna e preferuar e Hollywoodit, Blake Lively tregoi figurën e lakmueshme vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt

(Foto: Instagram/blakelively)

Blake Lively ka pozuar së fundmi për fushatën promovuese të pijes së saj, Betty Booze, ndërsa fotografitë i ka postuar në të gjitha rrjetet sociale.

Publikimet në Instagram bënë një bujë të vërtetë, pasi mamaja e preferuar hollivudiane u shfaq në poza tërheqëse me bikini.

Vëmendje tërhoqi edhe figura e aktores, e cila duket fenomenale pas lindjes së saj të katërt.

(Foto: Instagram/blakelively)

Fansat e saj të shumtë janë kënaqur me fushatën promovuese, por edhe me zgjedhjen e bikinive, duke i komentuar fotografitë dhe duke i dhënë komplimente të shumta 35-vjeçares.

Lexo po ashtu Sqarimi i trajnerit të Blake Lively për formën e shkëlqyer pas shtatzënisë: Nuk po bëjmë asgjë të pashëndetshme
(Foto: Instagram/blakelively)

Kujtojmë, çifti i aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds pritën në jetë fëmijën e tyre të katërt gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/blakelively)

 

(Foto: Instagram/blakelively)
Exit mobile version