Site icon Telegrafi

Nëna e pilotit terrorist që ra në Kullat Binjake, beson se të birin e ka ende gjallë!

Nëna e Mohammed Atte, një prej autorëve kryesorë të sulmeve vetëvrasëse të 11 shtatorit 2001, pohon se djali i saj është ende gjallë dhe se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë në Guantanamo.

Në një intervistë të botuar të dielën, në gazetën spanjolle El Mundo, ajo thotë se është 74-vjeçare dhe se dëshiron ta shohë të birin para se të vdesë.

“E di se nuk ke bërë asgjë të keqe dhe se kurrë nuk do ta bëjë atë për çka e akuzojnë”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Egjiptiani Mohammad Atta rrëzoi aeroplanin e parë Boeing 767 të American Airlines, në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York. Sulmet e 11 shtatorit 2001 lanë 3,000 të vdekur. Ato ishin kryer nga ekstremistët e al-Qaedas.

Atta u lind më 1968, ndërsa ka studiuar në Fakultetin Teknik në Hamburg. Edhe babai i tij, avokati Mohammed el-Amir Atta që vdiq më 2008, mohonte se djali i tij kishte gisht në këtë krim. /Telegrafi/

Exit mobile version