Dokumentari për jetën e aktorit të ndjerë, Paul Walker, sjell rrëfimin e njerëzve më të afërt të tij.
Bashkëpunëtorët, miqtë, familjarët dhe në veçanti një tregim emocionues i nënës së tij, Cheryl.
Ajo ka treguar se si ishte dita e fundit e aktorit. Nëna e tij ka thënë se Paul kishte planifikuar që ta kalonte mbrëmjen me vajzën e tij.
“Qëndronim të qetë në shtëpi, ndërsa atij përnjëherë i erdhi një mesazh. E lexoi dhe tha: ‘O Zot, paskam harruar se sonte kam diçka tjetër’. Pastaj duke u ngutur shkoi në një eveniment humanitar. Nuk u kthye më”, ka rrëfyer Cheryl.
Në dokumentar flitet për gjërat që e kanë bërë të veçantë Walkerin në jetën e përditshme.
“Ka qenë një njeri fenomenal. Kam pranuar shumë letra ngushëllimi nga fansat e tij, të cilët tregonin se si ua ka ndryshuar jetën”.
“Shumëkush e ka dashur dhe nuk do ta harrojnë kurrë, ky është një bekim për mua”, ka thënë nëna e aktorit, i cili vdiq në një aksident në vitin 2013. /Telegrafi/