Telegrafi

Nëna e pashpirt rrah brutalisht të bijën pesëvjeçare, të cilës ia shkul flokët dhe e kërcënon me thikë në fyt (Foto/Video, +18)

Një nënë e pashpirt ka kërcënuar të bijën e saj pesëvjeçare me prerje të gjuhës me thikë, nëse nuk arrin të flet bukur sikur bashkëmoshatarët e saj.

Një video e postuar në internet ka shokuar botën, në të cilën shfaqet momenti kur gruaja godet me shkop të drurit të bijën e vet, të cilës më pas ia shkul flokët derisa ajo nuk mund të ndalonte lotët nga dhimbja, transmeton Telegrafi.

Por ngjarja nuk përfundon me kaq, pasi ajo është filmuar duke kapur për fyti vogëlushen të cilën e kërcënon se do t’ia pres gjuhën me thikën që po mbante në dorë.

Sipas medieve ndërkombëtare, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Samut Prakan në pjesën qendrore të Tajlandës, ku fqinjët e kishin filmuar gruan duke ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes së pambrojtur. /Telegrafi/