Site icon Telegrafi

Nëna e pashpirt pranon pas 20 viteve se kishte “betonuar” për së gjalli katër fëmijët e saj (Foto/Video)

Vrasja e katër fëmijëve në Japoni ka shokuar pothuajse gjithë botën. Majumi Saito 53-vjeçe, ka pranuar se 20 vite më parë kishte mbytur katër fëmijët e saj.

Ajo ka deklaruar se fëmijët i kishte hedhur në kovat me beton, kurse policëve u ka thënë se gjatë tërë këtyre viteve nuk e kishte lënë “rehat” ndërgjegjja, dhe kështu në fund ka pranuar të tregoj se kishte kryer një krim të tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

Ajo i kishte mbajtur kovat me kufomat e bebeve në apartament, ku edhe policia i gjeti pjesët e mbetura të trupave të tyre. Sipas policisë, Saito i kishte futur foshnjat në kovat me beton nga viti 1992 deri më 1997, pasi ishte e varfër dhe nuk kishte të holla që t’i rrit.

Por, edhe pse Japonia është vendi i tretë në botë me ekonominë më të zhvilluar, shumë banorë të saj luftojnë me varfërinë që po përbën problem serioz për qeverinë.

Kjo nënë e pashpirt ka deklaruar në polici se nuk kishte kujt t’i drejtohet dhe t’i kërkoj ndihmë. /Telegrafi/

Exit mobile version