Një video rrëqethëse është publikuar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një nënë e pashpirt përplas për shkallë dhe shkelmon vajzën e vet e cila nuk ndalej duke qarë.
Videoja e filmuar në provincën Guangdong në pjesën juglindore të Kinës, tregon momentin kur një grua fillon t’i bërtas fëmijës së pafajshëm të cilën e shkelmon dhe e përplas për shkallë, transmeton Telegrafi.
Prej momentit të publikimit të videos, ajo është shikuar mbi tetë milionë herë, ku shumë komentues kanë akuzuar nënën e pashpirt për këtë veprim të tmerrshëm.
Pas publikimit të videos ka reaguar edhe policia e Beijiao, të cilët i kanë dhënë një vërejtje verbale nënës, derisa raportohet se foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim gjatë goditjes.
Nëna 27-vjeçe Chen, raportohet se jeton në pjesën qendrore të Kinës, Hubei, ndërsa autori i videos është një kalimtar rasti që kishte mbetur i shokuar me veprimin e nënës. /Telegrafi/