Miqtë e nënës 18-vjeçare kanë mbetur të habitur kur kanë parë fotografinë dhe pasi e kanë lajmëruar policinë, ata kanë shkuar në shtëpinë e saj për ta kuptuar situatën.
Megjithatë, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë shenjë që tregonte se fëmija është në rrezik ose nëse nëna ishte e shqetësuar. Policët kanë thirrur shërbimet sociale që të merren me këtë çështje.
“Problemi më i madh është se fëmijët lindin fëmijë. Mendojnë se diçka e këtillë është argëtuese dhe interesante, por nuk e kanë idenë. Edhe pse cigarja nuk ishte e ndezur, problemi është te mesazhi që dërgon kjo fotografi. Kjo është vërtet papërgjegjësi dhe e papranueshme”, citon The Sun, Michelle Elliot nga organizata Kidscape.
Nga ana tjetër, Rebecca dhe familja e saj kanë refuzuar të komentojnë këtë ngjarje. /Telegrafi/