Telegrafi

Nëna e nuses: Vajza ime rrihej barbarisht nga vjehrra

Të afërmit e Xhemiles pohuan se ajo dhunohej sistematikisht nga vjehrra dhe burri.

“Nuk mbaj mend njëherë që ime bijë Xhemilja të vinte e qeshur në shtëpinë tonë. Atë e rrihte burri, sa herë që ai kthehej nga Greqia. Ndërkohë që e vjehrra e shante me fjalë të rënda dhe hidhte një mal akuza ndaj saj. Qëndrimi në banesën e familjes Skuka ishte një ferr për vajzën time. Ajo një ditë do të detyrohej që ta braktiste të shoqin që e torturonte, qëndroi në shtëpinë e tij vetëm për hatër të fëmijëve që i ka të mitur”, ka thënë nëna e 30-vjeçares, raporton BalkanWeb.

Xhemile Skuka dhe kunata e saj, Hike Skuka, 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën vranë dhe groposën vjehrrën e tyre.

Sot, pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Dibrës të vendosë masën e sigurisë ndaj tyre. /Telegrafi/