Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat shpesh imazhe e video të ndryshme, duke njoftuar për më të rejat në jetë dhe karrierë.
Këtë herë, e njëjta ka treguar se nëna e saj, ish-këngëtarja Syzana Istrefi i është nënshtruar një operacioni.
Siç raportohet, ajo kishte probleme në veshkë por që tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkaq, këtë e ka ndarë edhe Syzana në rrjetin social, Facebook, duke shkruar: “Nuk ka COVID. Gur në veshkë, shumë siklet por e madhja kaloj”.
Kujtojmë që Syzana kur ishte e re ishte e njohur si këngëtare e muzikës popullore, por që braktisi profesionin pas vdekjes së burrit të saj, Nezir Istrefit. /Telegrafi/