Një nënë e dy fëmijëve ka thënë se është mllefosur, pasi ajo kishte parë një çift duke bërë seks në publik nën urë, pranë shtëpisë së saj.
Lara Shoemark, 19, ishte duke u marrë me rrobat e lara, përcjell Telegrafi, kur ajo kishte parë çiftin duke bërë seks në një ditë me shi të hënën në Bridgwater, Somerset, Angli.
Ajo thotë se është hera e tretë që ajo ka parë njerëz që kanë kryer marrëdhënie seksuale në atë vend dhe është e shqetësuar se fëmijët e saj mund të shohin skena të tilla, kur ata të rriten edhe pak.
Shoemark tha: “Isha e vetme në dhomën e qëndrimit ditor ku kemi një dritare të madhe. Po vendosja rrobat e lara në radiator kur i pash ata. Isha e shokuar”.
“Vendosa të publikoj fotografitë për shkak se është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla aty dhe nuk dua që fëmijët e mi të shohin gjëra të tilla, kur të rriten. Është e neveritshme”. /Telegrafi/