Një grua e nervozuar gjatë vikendit të kaluar është futur në një kishë në Mississippi dhe ka sulmuar Billy Walker, që tash e tre vite ka aferë me bijën e saj.
Ajo u nervozua se pastori së fundmi i kishte telefonuar policisë, pasi bija e saj po e akuzon se ai ka edhe një të dashur, transmeton Telegrafi.
“Pas të gjithave dhe lidhjes që po zgjat tash e disa vite, tani je duke dashur të ngritësh padi kundër saj vetëm pse në kishën tënde të ka zënë me tjetrën”, dëgjohet duke bërtitur gruaja.
Besimtarët e shokuar kanë qëndruar të ulur dhe as që e hapnin gojë.
“Unë jam nëna e saj dhe ajo është fëmija ime, asnjë nënë në këtë kishë nuk do të bënte atë çfarë jam duke bërë unë”, ka shtuar ajo.
Përpos besimtarë, në kishë ishte edhe gruaja e pastorit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2UYdoERtHtI