Linda Reeves nga Milton Keynesi i Anglisë, pretendon se është në muajin e 15-të të shtatzënësisë dhe se pret fëmijën e dhjetë.
Gruaja 50-vjeçare thotë se bebja hedh shqelma dhe përdridhet, kurse ia ndjen edhe rrahjet e zemrës, transmeton Telegrafi.
Por, megjithëse i ka bërë pesë skanime, nuk është gjetur se në barkun e saj po rritet ndonjë fëmijë.
“I kam të gjitha simptomat e shtatzënësisë si të vjellat, dhimbjen e shpinës dhe lodhjen. Jam absolutisht e bindur se këtu po rritet ndonjë fëmijë, por ndoshta në vend të gabuar”, ka thënë ajo.
Për të qenë e sigurt, ajo ka bërë kontroll mjekësor për t’u siguruar nëse fëmija është duke u rritur në tubin fallopian apo në zgavrën e barkut.
“Mjekët më kanë thënë se kam probleme psikike dhe më kanë diagnostifikuar me shtatzënësi fantome. Por, unë i kam hedhur të gjitha barnat në shportë”, ka shtuar ajo.
Gruaja që ka nëntë fëmijë të moshës 5-24-vjeçare, thotë se njerëzit gjithnjë po e pyesin se kur do të lind, shkaku i barkut të saj të fryrë. /Telegrafi/