Site icon Telegrafi

Nëna e miliarderit Elon Musk ende po e zotëron skenën e modës: Shikoni se si dukej në moshën 18-vjeçare!

Maye Musk (73), një manekine kanadezo-amerikanojugore, është një nga modelet më të vjetra dhe në dekadën e tetë të jetës së saj ajo ngazëllen me dukjen e saj

Hapat e saj të parë të modelimit i bëri gjatë qëndrimit të saj në Johanesburg, dhe në 1969, madje mori pjesë në konkursin për Miss Afrika e Jugut.

Në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ajo jetoi në Kanada, Amerikë, ku, përveç karrierës së saj prej manekineje, ajo gjithashtu mori një diplomë master në dietologji dhe u bë dietologe, transmeton Telegrafi.

Nëna e njërit prej njerëzve më të pasur në botë rikujtoi në Instagram se si dukej kur ishte 18 vjeçe.

“Si adoleshente në botën e modës, as në ëndrrat e mia të çmendura nuk mendoja se në të 70-at e mia do të pozoja për ballinat e revistave, kështu që kalova orë e orë të tëra duke studiuar për të fituar një titull profesional.”

Kjo përshkruhet në kapitullin e librit tim të quajtur “Sa më shumë të punosh, aq më shumë lumturia të ndjek”, i cili është botuar në më shumë se 70 vende, të cilat gjithashtu nuk i kam ëndërruar kurrë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e figurës.

Gjithmonë e veçantë dhe karizmatike, Maye zbuloi një herë në një intervistë se ajo vetë ishte befasuar nga vëllimi i punës në dekadën e tetë.

“Unë kurrë nuk kam punuar aq shumë sa tani”, tha ajo.

/Telegrafi/

Exit mobile version