Miley Cyrus së shpejti do të ketë dy njerkë të rinj pasi nëna e superyllit, Tish, është fejuar me yllin e “Prison Break”, Dominic Purcell – tetë muaj pasi babai i saj Billy Ray ia bëri propozimin për martesë këngëtares Firerose.
Tish, 55 vjeçe, bëri njoftimin të shtunën me anë të një postimi të publikuar në rrjete sociale.
“Një mijë herë…PO Dominic Purcell”, ka shkruar ajo në një imazh të çiftit të realizuar në Kaliforni.
Ajo vazhdoi të vinte në fokus unazën, me të cilën i propozoi aktori i famshëm i Hollywoodit.
Tish dhe partneri i ri bënë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit të kaluar – tre muaj pas divorcit me këngëtarin e “Achy Breaky Heart”, 61 vjeç.
E njëjta bëri kërkesë për divorc nga Billy Ray, duke përmendur dallimet e papajtueshme.
Në dosjet gjyqësore, ajo vuri në dukje se ata nuk kishin ‘bashkëjetuar si burrë e grua për një periudhë të vazhdueshme prej më shumë se dy vjetësh’.
Para divorcit të tyre përfundimtar, Billy Ray paraqiti dokumentet e divorcit në tetor 2010 përpara se të hiqte dorëzimin në mars 2011.
Tish dorëzoi dokumentet e saj të divorcit në qershor 2013. Dyshja u pajtuan një muaj më vonë pasi ndoqën terapinë në çift.
Ish-çifti kanë pesë fëmijë.
Përveç megayllit Miley, ata kanë edhe Brandi, Trace, Braison dhe Noah. /Telegrafi/