Site icon Telegrafi

Nëna e Michael Jackson ngre padi ndaj nipit për abuzim (Foto)

Nëna e Michael Jackson, Katherine pretendon se është abuzuar për vite me radhë nga nipi i saj, Trent Lamar Jackson.

Katherine, e cila është 86-vjeçe, ka akuzuar Trent se është përpjekur ta manipulojë atë për kontrollin e financave të saj.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, të publikuara nga revista “People”, Katherine ka thënë se për shkak të abuzimit mendor, ajo ka arritur në një gjendje frike dhe ndihet mjaft konfuze, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Paris Jackson: Babai im është vrarë

“TMZ” raporton gjithashtu se Katherina akuzon Trent se ka qenë një tradhtar abuzues nga i cili duhet të fshihej për të folur me fëmijët e saj.

Katherina ka akuzuar nipin e saj për përdorimin e llogarive bankare dhe kartave të kreditit pa aprovimin e saj, ndërkohë që ka abuzuar me të psikologjikisht. /Telegrafi/

Exit mobile version