Site icon Telegrafi

Nëna e lan foshnjën me qumësht gjiri

Një femër kineze, e cila ka lindur foshnjën e parë, po prodhon aq shumë qumësht saqë e lan me të foshnjën e saj çdo ditë.

Zonja Luo nga Chongqing thotë se ajo prodhon dy litra qumësht në ditë, shumë më tepër sesa i nevojitet për ta ushqyer vajzën e saj gjashtëjavëshe, Shan Shan.

Gruaja, burri dhe vjehrra të gjithë e kanë pirë qumështin i cili po tepron, mirëpo Luo thotë se përsëri mbetet sasi e tepërt e tij.

Vjehrra e Luos ka treguar se ata kishin filluar të mendonin se po pinin shumë qumësht, prandaj ajo e ka dhënë idenë që ta lajnë foshnjën me qumësht gjiri, ndërsa prindërit e foshnjës e kanë mirëpritur këtë ide.

“Larja me qumësht ia bën lëkurën Shan Shanit shumë të butë dhe të bardhë”, është cituar Luo nga “Chingqing Times”.

Exit mobile version