Telegrafi

Nëna e këngëtarit Justin Carter hedh dritë mbi vdekjen aksidentale të djalit të saj

Këngëtari Justin Carter, 35 vjeç, vdiq këtë javë aksidentalisht, duke u vetëvrarë me armë gjatë xhirimeve të klipit.

Videoja muzikore po xhirohej në apartamentin e tij dhe nëna e Carter, Cindy McClellan, foli për Fox News rreth vdekjes tragjike të djalit të saj.

Ajo tha se arma ishte në xhepin e këngëtarit dhe më pas “shkoi dhe e kapi djalin e saj në cep të syrit të tij”.

Gruaja gjithashtu zbuloi se po përgatitej të shkonte në një turne 10-shtetesh, ndërsa vazhdonte të ndërtonte karrierën e tij të muzikës dhe sapo kishte nënshkruar kontratë me “Triple Threat Management”. Ai po shpresonte që karriera e tij muzikore do ta ndihmonte “të kujdesej për familjen e tij”.

“Ai thjesht e donte muzikën, ai ishte shumë i talentuar dhe nga Zoti, zëri i tij ishte spektakolar”, tha ajo, duke shtuar se feja ishte shumë e rëndësishme për djalin e saj. “Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe e donte shumë Perëndinë tonë. Ai kishte një Bibël në dhomën e tij”.

Mark Atherton, që përfaqëson kompaninë e “Triple Threat Management”, tha në një deklaratë për Revistën People se “Justin kishte potencial për muzikë”. /Telegrafi/