Beyonce është këngëtarja shumë e pëlqyer në të gjithë botën, e emëruar me emrin “diva”.
Ajo shquhet për linjat perfekte, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitjet e saj, madje trupi i saj është edhe inspirim për një ndërtesë, e cila do të ndërtohet në Australi.
Por, hiç mangut nuk ia lë edhe mamaja e saj Tina Knowles, e cila ndonëse është 63 vjeçare, arrin të mahnit me linjat dhe trupin e saj.
Së fundmi Tina ka realizuar një intervistë, duke treguar një ditë të zakonshme në ‘Ivy Park’, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, bota dëshiron të dijë gjininë e binjakëve të sapo lindur Beyonce.
Por nëna e saj Tina nuk po ndihmon në zgjidhjen e misterit pasi ajo nuk ka asnjë ide për gjininë e foshnjave.
Knowles ka folur edhe për bashkëshortin e saj Richard Lawson, duke u shprehur: “Është bekimi më i madh. Unë jam shumë e ngazëllyer!”
Për sa i përket vajzës së saj superstar, Tina shprehet, duek thënë se ‘ndjehet vërtetë mirë’. /Telegrafi/