Telegrafi

Nëna e katër fëmijëve që humbën jetën kërkon dëmshpërblim

Xheka do të kërkojë dëmshpërblimin përmes studios ligjore "Prizm" me avokat Arben Kashahu, njoftojnë mediat në Tiranë.

Xheka ishte e divorcuar dhe i rriste e vetme katër fëmijët, duke punuar si këngëtare nate në Tiranë.

Media në Shqipëri ka ngritur alarmin për mungesën e kujdesit social për raste të tilla që përfundojnë me tragjedi, siç ishte rasti i Sukthit ku një qiri i ndezur në mungesa të energjisë elektrike, u kushtoi jetën katër fëmijëve. /Telegrafi/