Site icon Telegrafi

Nëna e inatosur me të bijën, sepse e hoqi nga fotografia (Foto)

Abeera Tariq nga Britania e Madhe, nuk ka pritur që nëna saj Noreen do të inatosej aq shumë, po që se do ta largonte nga imazhi që e postoi në rrjetin social.

Vajza 18-vjeçare, kishte pozuar së bashku më të ëmën dhe dy vëllezërit, derisa ishin në dasmën e një kushërire, transmeton Telegrafi.

Më vonë, ajo ka menduar se nuk ka asnjë fotografi vetëm me dy vëllezërit dhe e ka hequr nënën, meqë me të ka shumë të tjera.

Por, me të parë postimin në Facebook, Noreen i ka kthyer mesazh vajzës së saj, duke shprehur shumë zemërim.

“Pse më largove nga kjo fotografi idiote, ju jeni të gjithë në këtë botë fal meje. Bëje sërish një fotografi dhe mos e prej”, shkruan në mesazhin që e ka pranuar Abeera.

Në një postim të ri, adoleshentja ka treguar se si ka ndodhur rasti dhe e ka vënë imazhin e plotë, së bashku me nënën. /Telegrafi/

Exit mobile version