Gjiko solli së fundi një videoklip të ri ku në të është parë edhe bashkëshortja Elita Rudi.
Kjo ishte hera e parë që dyshen e kemi parë në ndonjë projekt muzikor, por edhe një ndër imazhet e rralla që shfaqet pas shtatzënisë bukuroshja gjakovare.
Por, duket se më moderatoja nuk ka më arsye që të fshihet prej publikut kureshtarë që mezi prisnin një foto që dëshmonte shtatzëninë e saj.
Kësaj kureshtje të fansave të bashkëshortes së reperit ia ka shuar vjehrra e Elitës, e cila ka publikuar një imazh të përbashkët në rrjetet sociale.
Në foton tepër të ëmbël, shkrepur gjatë një feste familjare, Elita shihet e veshur tepër elegante me një fustan të gjatë të artë, ndërkohë që e ëma e Gjikos i ka vendosur dorën mbi bark.
Megjithëse deri më tani nuk është bërë i ditur gjinia i fëmijës, dihet se ky do të jetë fëmija i parë i çiftit të estradës.
Ndryshe, reperi dhe moderatoja janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme artistike. /Telegrafi/