Reperi shqiptar, Getoar Selimi ditë më parë uroi vëllain e tij, Liberianin për ditëlindjen e tij të 29-të.
Producenti dhe dikur ish-reperi ka festuar përvjetorin e rëndësishëm të jetës së tij në mesin e urimeve dhe befasive nga familjarët.
Pasi vëllai ia uroi ditëlindjen në Instagram, s’kishte si të mungonte edhe e ëma e Getit, Florija, me një befasi për djalin e saj të vogël, Liberianin.
Me një torte të bukur ku figuron një mikrofon si simbol i dashurisë për muzikën që kanë djemt e saj, nëna Florija u përkujdes që të bënte diferencën.
Megjithatë, mbetet të shihet kur do të gëzohet Florija me një martesë nga djali i madh, Getoar Selimi, i cili aktualisht po bashkëjeton me prezantuesen seksi, Marin Vjollca.