Telegrafi

Nëna e fëmijës së Tekashi 6ix9ine thotë se ai nuk i ka dhënë para prej se u lirua nga burgu

Tekashi 6ix9ine (Foto: Bob Levey/Getty Images/Guliver)

Rep-artisti amerikan, Tekashi 6ix9ine, ka qenë i arrestuar për disa vepra penale, ndërsa tani atij i është ofruar të mbajë burg shtëpiak.

Ai kishte përdorur si arsyetim problemet që ka me astmë për të dalë nga burgu, pasi frikësohej se mund të infektohej me COVID-19, shkruan Mirror.

Layna, e cila pretendon të ketë një fëmijë me reperin, tregon se ai i premtoi se do ta ndihmonte atë me para kur u lirua nga burgu.

(Foto: NY Daily News via Getty Images)

Gruaja, e njohur vetëm si Layna, i tha faqes amerikane The Shade Room se Tekashi i kishte premtuar se do të siguronte që ajo “të ishte mirë” kur biseduan në telefon gjatë burgosjes së tij.

Lexo po ashtu Tekashi 6ix9ine thyen rekord në Instagram Live, lë pas Drake dhe Tory Lanez

Por edhe pse 24-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u la i lirë në prill, Layna thotë se ajo nuk ka arritur të shohë asnjë ndihmë për fëmijën që ajo pretendon se është i tij. /Telegrafi/