Rep-artisti amerikan, Tekashi 6ix9ine, ka qenë i arrestuar për disa vepra penale, ndërsa tani atij i është ofruar të mbajë burg shtëpiak.
Ai kishte përdorur si arsyetim problemet që ka me astmë për të dalë nga burgu, pasi frikësohej se mund të infektohej me COVID-19, shkruan Mirror.
Layna, e cila pretendon të ketë një fëmijë me reperin, tregon se ai i premtoi se do ta ndihmonte atë me para kur u lirua nga burgu.
Gruaja, e njohur vetëm si Layna, i tha faqes amerikane The Shade Room se Tekashi i kishte premtuar se do të siguronte që ajo “të ishte mirë” kur biseduan në telefon gjatë burgosjes së tij.
Por edhe pse 24-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u la i lirë në prill, Layna thotë se ajo nuk ka arritur të shohë asnjë ndihmë për fëmijën që ajo pretendon se është i tij. /Telegrafi/