Maye Musk, nëna e Elon Musk, është një nga modelet e paraqitura së fundmi në kopertinën e revistës “Sports Illustrated Swimsuit”.
E lindur në Afrikën e Jugut, 74-vjeçarja ka qenë një nënë e suksesshme (duke rritur fëmijët e saj Elon, Kimbal dhe Tosca), supermodele dhe eksperte ushqimore.
Maye duket spektakolare me një sërë veshjesh të ndryshme, duke përfshirë një me një larmi ngjyrash që kushton afërsisht 345 dollarë (327 euro).
I am so excited to be on the cover of @si_swimsuit at the age of 74. It’s about time!?
You can buy your copy of #SISwim22 on May 19th!
If you want to see more pics, interview and videos online, click on https://t.co/C5w9BRwmpE ??? pic.twitter.com/mWY4pqesle— Maye Musk (@mayemusk) May 16, 2022
“Për të qenë një modele me rroba banje për Sports Illustrated, njerëzit do të më thoshin si e çmendur”, tha Maye Musk. “Jam shumë e emocionuar që ata kanë vendosur që edhe femrat më të vjetra mund të veshin rroba banje dhe të duken shkëlqyeshëm. Mendoj se me të vërtetë do të ndryshojë mënyrën se si ndjehen femrat”.
Por ndonëse kjo nuk është hera e parë që ajo pozon me rroba banje.
Maye është nëna e Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, Kimbal, 49 vjeç dhe Tosca, 47 vjeçare.
“Mamaja ime tani është 74 vjeçare. Në vitet e saj në këtë planet ajo mori dy diploma master, fitoi çmime në fushën e dietologjisë, ka qenë në shfaqje të panumërta mode, madje është shfaqur në një video të Beyonce”, u shpreh Tosca.
Ndërsa Page Six, raportoi në vitin 2017 se Maye Musk u bë zëdhënësja më e vjetër ndonjëherë për ‘CoverGirl’ dhe gjithashtu ka parakaluar në pasarelat për Dolce & Gabbana, Tiffany & Co. /Telegrafi/