Site icon Telegrafi

Nëna e Donjeta Pajazitajt: Jemi lodhur duke pritur drejtësi për vajzën e vrarë

Edhe katër vite pas vrasjes së Donjeta Pajazitaj, ende nuk është dhënë verdikti përfundimtar i drejtësisë. Në fshatin e saj të lindjes, Strellc, është protestuar pikërisht kundër kthimit në rigjykim të rastit të vrasjes së saj. Familjarët thonë se janë lodh duke pritur drejtësi.

Janë bërë 4 vite prej kur Donjta Pajazitaj u gjet e pa jetë në malet e Strellcit të ulët të Deçanit.

Por, edhe ky 20 dhjetor gjeti familjen e saj me dhimbje pasi që gjykata supreme ne Prishtine ka kërkuar prape rigjykim pas dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit.

Ndaj këtij vendimi protestuan edhe banorët e këtij fshati. Nena e Donjetës, Luminje Pajazitaj shprehet se janë të lodhur duke kërkuar drejtësi.

“Ne si familje e Donjetës jemi të lodhur psiçikisht. Jemi të maltretuar prej katër vitesh nëpër gjyqe”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lumnije Pajazitaj.

Ndërsa, vëllai Shkëlqim Pajazitaj thotë se nuk mund të kuptojnë vendimet për rigjykim, përcjell Telegrafi.

“Avokati i të akuzuarit ka bërë ankesë në gjykatat tjera duke anashkaluar atë të Pejës. Nuk e di pse drejtësi të merr kësi lloj vendimesh. Pse të kalohet në gjykata tjera kur është Gjykata e Pejës”, deklaroi Shkëlqim Pajazitaj.

I pranishëm në këto homazhe dhe protesta ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Katër vite më parë ka ndodhur një rast makabër. Është hera e katërt që ne jemi këtu bashkë me familjen e Donjetës. Ne u lutëm për shpirtin e Donjetës”, deklaroi Bashkim Ramosaj.

Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur me 9 dhjetor te vitit 2015 ne kohen kur kishte dal nga shtëpia për te shkuar ne pune, ndërsa trupi i saj ishte gjetur pas 8 ditëve me 17 dhjetor e vrare nga kushëriri i saj i afërt./RTV Dukagjini/Telegrafi/

 

Exit mobile version