Telegrafi

Nëna e Dhurata Dorës mahnit me pamjen e saj (Foto)

Dhurata Dora ka prezantuar nënën e saj përmes profilit të saj në “Instagram”.

Këngëtarja e njohur këtë e ka bërë me rastin e ditëlindjes së nënës duke publikuar një fotografi të saj si dhe duke i kushtuar disa fjalë, transmeton Telegrafi.

“Nëna është ajo që mund ta zërë vendin e kujtdo, por që vendin e saj smund ta zërë askush!!
Urime mami”, ka shkruar Dhurata sipër fotos.

Ajo që bie në sy në këtë fotografi padyshim është pamja e nënës së artistes, e cila ngjan si të ishte moshatare me të bijën. Pamja e saj e freskët të lë me gojëhapur.

Ndryshe Dhurata sapo ka realizuar projektin më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti./Telegrafi/.