Në Gjakovë sot pati protestë. Aty u mbajt marshi i radhës në kërkim të drejtësisë për rastin Dehari.
Në këtë protestë kërkohej sqarimi i rrethana të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, në Burgun e Prizrenit. Por, nuk mungonin as kërkesat për dorëheqje të qeverisë.
Kjo vdekje ka trazuar edhe nënën e dëshmorit Ilir Berisha.
“Është e padrejtë. Jam nën e dëshmorit. E di që më ka vra krimineli serb, e Astritin e vrau pushteti kriminal”, ka thënë ajo.
Përgjegjësi nga institucionet kërkuan të rinjtë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. /Klan Kosova/