Site icon Telegrafi

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro pëson sulm në tru

Cristiano Ronaldo dhe nëna e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka pësuar një sulm në tru këtë të martë në mëngjes.

Sipas raportimeve të shtypit portugez, ajo u pranua në spitalin “Doctor Nelio” në Mendonça de Funchal, Portugali dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi u sëmur herët të martën në mëngjes.

Ronaldo nuk është prezent, por është informuar

Nëna dhe gjyshja 65-vjeçare aktualisht është në njësinë e kujdesit intensiv në spital dhe është rrethuar nga disa fëmijë të saj. Cristiano aktualisht nuk është i pranishëm, por ka qenë i informuar për situatën.

Zonja Aveiro raportohet se është e qëndrueshme dhe e vetëdijshme por ata do të duhet të presin nga 12 deri në 24 orë që mjekët të vlerësojnë gjendjen e duhur.

Nëna e yllit të Juventusit ka një prani aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi kishte ngarkuar një fotografi në Instagramin e saj, duke iu uruar dy milionë ndjekësve një ditë të mbarë.

Vitin e kaluar, Dolores po ashtu zbuloi se ajo ishte ‘duke luftuar me jetën e saj’ pas një bejete me kancerin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dolores Aveiro

E njëjta mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2007. /Telegrafi/

Exit mobile version