Telegrafi

Nëna e Bieber shqetësohet për djalin

Pattie akoma nuk mund ta pranojë faktin se 19-vjeçari ka të drejtë ligjore që t’i marrë vet vendimet për jetën e tij.

“Kur fëmijët arrijnë një moshë të caktuar, stili prindëror ndryshon dhe është vështirë të heqësh dorë”.

“Jeta e tij ishte jeta ime dhe tash duhet të heq dorë paksa dhe ta lë të jetë i pavarur. Është vështirë të mos jesh në gjendje të kontrollosh gjithçka që bën fëmija jot i rritur”, ka deklaruar nëna e këngëtarit për revistën People. /Telegrafi/