Telegrafi

Nëna e Ariana Grandes u ndihmoi fansave të largoheshin pas shpërthimit (Video)

Nëna e Ariana Grandes ndodhej ulur në rreshtin e parë kur shpërtheu bomba në Manchester Arena, pasi vajza e saj kishte performuar këngën e fundit.

Në momentin e shpërthimit, Joan Grande ishte rrethuar nga fansa të shumtë të këngëtares, të cilët kishin krijuar panik dhe dëshironin të iknin sa më shpejt.

Lexo po ashtu Mijëra fansa të rinj të Ariana Grandes nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre pas kaosit të krijuar nga shpërthimi vdekjeprurës (Foto)

Shumë dëshmitarë u kanë thënë gazetarëve se nëna e këngëtares, në atë moment kishte dashur të shkonte në prapaskenë për ta parë gjendjen e Arianas.

Mirëpo, në momentin e kaosit, ajo u kishte thënë dhjetëra fëmijëve që ta ndiqnin atë drejt prapaskenës dhe i ka ndihmuar për t’i nxjerrë jashtë.

Nëna e këngëtares dhe stafi i saj i sigurisë i kanë ndihmuar fansat që të dalin pas skenës dhe i kanë pritur ata të largohen, pastaj janë larguar edhe vet.

Lexo po ashtu Ariana Grande pezullon turneun muzikor, pas sulmit terrorist në koncertin e saj

Ndryshe, Grande e ka anuluar turneun pas sulmit që la të vdekur 22 njerëz dhe plagosi 59 të tjerë, ndërsa në mesin e të vdekurve ka fëmijë nën moshën 16 vjeçare. /Telegrafi/