Nëna e Ariana Grandes ndodhej ulur në rreshtin e parë kur shpërtheu bomba në Manchester Arena, pasi vajza e saj kishte performuar këngën e fundit.
Në momentin e shpërthimit, Joan Grande ishte rrethuar nga fansa të shumtë të këngëtares, të cilët kishin krijuar panik dhe dëshironin të iknin sa më shpejt.
Shumë dëshmitarë u kanë thënë gazetarëve se nëna e këngëtares, në atë moment kishte dashur të shkonte në prapaskenë për ta parë gjendjen e Arianas.
Mirëpo, në momentin e kaosit, ajo u kishte thënë dhjetëra fëmijëve që ta ndiqnin atë drejt prapaskenës dhe i ka ndihmuar për t’i nxjerrë jashtë.
Nëna e këngëtares dhe stafi i saj i sigurisë i kanë ndihmuar fansat që të dalin pas skenës dhe i kanë pritur ata të largohen, pastaj janë larguar edhe vet.
Ndryshe, Grande e ka anuluar turneun pas sulmit që la të vdekur 22 njerëz dhe plagosi 59 të tjerë, ndërsa në mesin e të vdekurve ka fëmijë nën moshën 16 vjeçare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=e647lomtgvE