Site icon Telegrafi

Nëna e 8-vjeçarit që u mbyt në Fier: Dua ta djeg të gjallë, do të marr hakun e djalit

Nëna e 8-vjeçarit të vrarë dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodjan Çalamani, ka theksuar se ajo nuk do të ikë nga gjykata dhe do të presë që t’i japë dënimin e merituar autorit.

Ajo është shprehur se ai i groposi foshnjën e saj, ndaj duhet të digjet, që ajo t’i thotë djalit se i mori hakun.

“Më mori një foshnjë, më mori një 8-vjeçar ma ndau nga shokët, ma ndau nga shkolla. I tha Mateo më merr një bukë, do iki te shtëpia xhaxhi, hajde futu brenda, jo do iki te vëllai se e kam të sëmurë, po i ra me lopatë pas koke e vrau dhe ma groposi i vuri dheun nga lart dhe bëri sikur nuk ndodhi gjë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Babai i 8-vjeçarit që u vra në Fier: Më ka ngelur peng, le të vdes vetëm ta shikoj njëherë

“Vajte në polici bërë kërkim, ku është Mato kërkoja se do ta gjeni, më duket se tha copa-copa të vdekur. Dua ta djeg dhe t’i them çunit e mora hakun si mama. Do të presim përditë këtu do rri unë si nënë”, shtoi nëna e Mateos. /ABC News/

Exit mobile version