Vera Gashaj, nëna e Elton Gashajt djaloshit 15-vjeçar që u ther me thikë sot në parkun “Salt Hill”në Slough të Britanisë së Madhe ka thënë se kishte paraljmëruar autoritetet e sigurisë për rastin e djalit të saj.
Në një intervistë për gazetën angleze “The Sun”, Gashaj ka thënë: “I thash policëve se djali im nuk është ishte i sigurt”.
“Dy ose tre herë ai ishte përleshur. Ai ka pas krahun thyer. Ai më ka thënë se është mirë”, ka thënë Vera Gashaj, duke shtuar se ai ishte gabimisht në këtë përleshje.
Nëna e 15-vjeçarit, vazhdon rrëfimin e saj duke thënë se djali i saj i kishte premtuar se do të ndryshonte.
“Doja ta ndihmoja. Ai ishte gjithçka për mua. Ai ishte fëmija im. Ai ishte superstari im. Ai sapo humbi rrugën e tij”, ka rrëfyer Gashaj, përcjell Insajderi.
Policia britanike ka bërë të ditur se Eltoni ishte goditur me thikë pas një përleshje mes dy djemve të njohur me njëri – tjetrin.
Sipas policisë, mjekët emergjentë u munduan t’ia shpëtonin atij jetën sa ishte në parkë, mirëpo nuk kishin arritur.
Lidhur me vrasjen e Elton Gashajt, janë arrestuar dy djemë njëri i moshës 15-vjeçar ndërsa tjetri i moshës 17-vjeç, ka treguar Thames Valley, zëdhënës në policinë britanike.
Oficerët besojnë se përleshja në mes këtyre grupeve është regjistruar nga të rinjtë që ishin dëshmitar të kësaj ngjarjeje.
Banorët që jetojnë rreth këtij parkut kanë thënë se ai vend është i pasigurt pasi që është një vend takim i përdoruesve të drogës.