Turqia është goditur gjatë ditës së hënë nga dy tërmete të fuqishme duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.
Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Antalias, 108 orë pas tërmetit, shpëtuan të gjallë nënën dhe tre fëmijët e saj nga rrënojat në Hatay.
Pas tre orë përpjekjesh intensive, ekipet nxorën nga rrënojat 41-vjeçaren Neslihan Karadeniz dhe fëmijët e saj, Fatma 21-vjeçare, Munire 15-vjeçare dhe Ramazan 7-vjeçar.
Raportohet se tashmë nëna dhe tre fëmijët i janë dorëzuar ekipeve mjekësore për trajtime të mëtejme.
Ndryshe, të paktën 19,388 njerëz kanë vdekur ndërsa 77,711 persona janë lënduar. /Telegrafi/