Site icon Telegrafi

Nëna dhe dy vajzat gjenden të ngrira në frigorifer

Policia e Danimarkës ka gjetur trupat e një nëne dhe dy vajzave të vogla të saj, të ngrira në frigorifer, shkruan  RTE News.

Trupat e gruas 27 vjeçare dhe vajzave të saj, shtatë dhe nëntë vjeçare, janë gjetur brenda frigoriferit në banesën e tyre në qytetin jugor të Danimarkës, Aabenraa, njofton Klan Kosova.

Policia gjeti trupat pasi u lajmërua nga një i afërm i viktimave, i cili nuk kishte dëgjuar prej tyre me ditë të tëra.

“Policia shkoi në apartament dhe gjeti trupat e pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

“Burri i viktimës dhe babi i dy fëmijëve nuk gjendje në shtëpi dhe tani jemi duke e kërkuar”, njofton komunikata, njofton Klan Kosova.

Familja siriane kishte ardhur në Danimarkë në vitin 2015 dhe u ishte garantuar statusi i refugjatit.

Exit mobile version