Policia në Kriva Pallankë parashtroi padi penale kundër L.S. (48) nga fshati German dhe njoftim kundër djalit të saj 17-vjeçar për vepër të kryer penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më datë 27.06.2017, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Levi Rid”, në atarin e fshatit German, të paraqiturit pa mbikëqyrje kanë ruajtur dhe me vete kanë marrë katër qen agresiv, pa maskë mbrojtëse, të cilët e sulmuan dhe kafshuan S.S. (52) nëpër trup, njofton AIM.
Më pas, edhe nëna edhe djali fizikisht e sulmuan dhe e goditën me shkopinj të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime trupore. /Telegrafi/